
Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur pasi shpërthimet tronditën një bllok banesash në Hagë në Holandë, thanë autoritetet.
Kryetari i bashkisë së qytetit, Jan van Zanen, tha se nuk dihet ende numri i të zhdukurve.
Shkaku i shpërthimeve nuk është ende i qartë, por policia holandeze tha se një makinë u largua "me shpejtësi shumë të madhe" pak pas ngjarjes.
Jan van Zanen tha se mundësia që të mbijetuarit të nxirren nga rrënojat ishte e vogël dhe i kërkoi komunitetit të përgatitet për skenarin më të keq.
Më herët mendohej se deri në 20 persona mund të ishin në banesa në momentin e shpërthimit, por kryebashkiaku nuk pranoi të spekulonte me numrin.
Shërbimi holandez i zjarrfikësve tha se 5 persona janë konfirmuar të vdekur.
Mediat holandeze raportuan se pesë banesa u shkatërruan nga shpërthimi.



