Aleanca Kuq e Zi ka protestuar këtë të shtunë para kryeministrisë me rastin e përkujtimit të masakrës së 21 janarit. Në fjalën e tij Spahiu tha se pushteti nuk merret e nuk mbahet me forcë por me votë. Ai akuzoi edhe kryeministrin Rama se nuk ka vendosur drejtësi për 4 të vrarët.



