Nikolla, takim me akademikët: Keni në dorë përgatitjen e mësuesve

Nikolla, takim me akademikët: Keni në dorë përgatitjen e mësuesve

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, u kërkon stafeve akademike të vijojnë me punën për riorganizmin e programeve të studimeve dhe përafrimin e kurrikulave.

Në një takim të zhvilluar në universitetin "Aleksandër Moisiu" në Durrës, Nikolla e vuri theksin se qasja e re kurrikulare e orientuar nga kompetencat.

“Mësuesit dhe cilësia e tyre janë kushti themelor për të pasur cilësi në arsimin parauniversitar dhe më pas kjo cilësi për të ardhur në arsimin e lartë dhe kështu me radhë. Do të kërkoja nga secili prej jush nga profesorët që jepni mësim në programet e mësuesisë, departamentet po ashtu, një vëmendje të plotë dhe një qartësi me gjithçka që ka ndodhur në arsimin parauniversitar për sa i përket qasjes së re kurrikulare të orientuar nga kompetencat. Ju lutem, jo vetëm se është një detyrim ligjor, por shiheni edhe si një prioritet të kohës, duke u ngritur në nivelin e përgjegjshmërisë qytetare që të gjithë kemi, për të adresuar këtë problem, këtë plagë të rëndë në fakt të sistemit arsimor, që lidhet me cilësinë e mësuesve”, tha ajo.

Nikolla theksoi se vetëm falë këmbënguljes së stafeve akademike në rritjen e cilësisë së programeve do të bëhet e mundur rritja e cilësisë së mësimdhënësve.  

“Ka shumë rëndësi nëse ne këtë vit do të dimë bashkarisht ta adresojmë këtë moment, është një nder i madh që i bëjmë shkollës shqiptare. Diga e parë për të çuar në shkollat e fëmijëve tanë mësues cilësorë në ato diploma që kemi, është ngritur, besoj se jeni ju ata që do të bëni të mundur atë që është shumë e rëndësishme, formimin bazë të mësuesve cilësorë në programet tuaja të studimit", tha Nikolla.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy