Mediat sociale në Kinë janë pushtuar nga reagimet e përdoruesve të tmerruar pas postimit të disa videove që shfaqnin trupat e të vdekurve teksa digjeshin në krematoriume. Në disa prej pamjeve mund të dalloje edhe fytyrat e të vdekurve. Videot janë bërë nga një punonjës 20-vjeçar i krematoriumit të qytetit Chengd, në jugperëndim të Kinës.
Videot ishin transmetime direkte në rrjetet sociale me përshkrime horror. “Ejani të ngroheni te ky zjarr” ose “Shijoni zjarrin”, ishin disa prej komenteve me të cilat shoqëroheshin videot.
Pamjet janë fshirë, ndërsa vendi dhe personi që i ka bërë videot nuk është gjetur ende.



