Mbahet greva e parë nga punëtorët e gjigantit të teknologjisë Samsung Electronics në Korenë e Jugut.
Bojkoti i punës është caktuar për ditën e sotme, 7 qershor.

“Greva e parë në Samsung Electronics do të bëhet përmes përdorimit të pushimeve me pagesë dhe është e qartë se shumë punonjës do të marrin pjesë,” tha Son Woo-mok, kreu i Unionit Kombëtar të Samsung Electronics.
Kompania ka ofruar një rritje pagash prej 5.1 për qind këtë vit, ndërsa sindikata ka thënë se kërkon një ditë shtesë pushimi vjetor si dhe bonuse të bazuara në performancë.



