Ambasadori i Holandës në Shqipëri Reinout Vos gjatë qëndrimit në Korçë u shpreh i impresionuar për arritjet e Shqipërisë por nënvizoi se duhet akoma punë.
Për integrimin e Shqipërisë është i rëndësishëm bashkëpunimi i opozitës me maxhorancën prandaj ambasadori u shpreh i kënaqur mbi rikthimin e jetës normale të parlamentit.
Është shumë i rëndësishëm hapja e kapitujve për në BE, kryesisht në të drejtën dhe ligjin, ne shpresojmë dhe jemi shumë optimist në rrugën e Shqipërisë në këtë drejtim. Jam i kënaqur që si opozita ashtu dhe manxhoranca janë duke punuar së bashku në Parlament, pasi reforma zgjedhore dhe e ardhmja e Shqipërisë në BE, janë të rëndësishme për vendin, kështu që duhet bashkëpunimi i të dy palëve.
Është e vërtetë që BE ka interes për Ballkanin Perëndimor, por i ngelet vendeve të Ballkanit Perëndimor për të për të punuar fort për integrimin në Bashkimin Europian. Jam i impresionuar që Shqipëria ka bërë në detyrat e shtëpisë dhe prezantimin që ka bërë në Bruksel vitin e shkuar, por akoma ka nevojë për punë për të ardhmen Europiane.
Më tej ai shtoi se do të ndjekin nga afër edhe punën e komisionit parlamentar për dezinformimin.
Është shumë i rëndësishëm hapja e kapitujve për në BE, kryesisht në të drejtën dhe ligjin, ne shpresojmë dhe jemi shumë optimist në rrugën e Shqipërisë në këtë drejtim.



