
Publicisti Ilir Demalia përmes një lidhje “Skype” për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se ideja e krijimit të një shteti bektashi në Shqipëri është një “lojë” e kryeministrit Edi Rama për shkak se ai dëshiron të jetë një “aktor politikë” në arenën ndërkombëtare.
Sipas Demalias krijimi i një shteti brenda Shqipërisë është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit. Ai e cilëson deklaratën e Ramës si një “lojë” e tij për të tërhequr vëmendjen në një kohë që janë publikuar shumë afera të qeverisë.
“Kjo nuk duhet të merret seriozisht se Rama nuk është hera e parë që e bënë këtë punë dhe në një moment kur i kanë dalë të gjithë këto aferat ai krijon këto trazira.
Kjo është një lojë e Ramës për tu bërë aktor në politikë.
Nuk ta lejon Kushtetuta të krijosh shtet, ndaj kjo është një lojë e Ramës për të krijuar turbulacion. Sot të shikosh çfarë po flasin mediat sot vetëm për këtë.
Rama e ka bërë këtë për të krijuar konfuzion. Flamur Noka tha do krijojë shtetit Rruga e Shpresës për të nxjerrë Salën jashtë.
Bektashinjtë kanë luajt një rol të madh në Shqipëri, por të jetë Baba Mondi kryetar që ka qenë oficer, ateist dhe komunist nuk ka sens. Oficer ushtrie ka qenë Baba Mondi e di hierarkinë e shtetit.”



