Një ngjarje e pazakontë në Afrikën e Jugut. Ky 28-vjeçar është njeriu më pafat, pasi edhe pse kishte shpëtuar nga akasidenti, atë e mbyllën në morg.
Msizi Mkhize pësoi një aksident dhe qëndroi i mbyllur për dy ditë radhazi në një frigorifer morgu, përpara se të ndodhte e pashmangshmja dhe vdiq vërtetë.
Ai u deklarua i vdekur, pasi u përfshi në një aksident me motor në Kwa Mashu, Afrika e Jugut, dhe trupi i tij u transportua në morgun e Phoenix dhe u vendos në frigorifer derisa të afërmit të vinin për ta identifikuar.
Por kur familja e tij erdhi pas dy ditësh, ata u shokuan kur zbuluan se ai kishte ende puls.
Menjëherë 28-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, ku mjekët u përpoqën për 5 orë me radhë për ta sjellë në jetë, por fatkeqësisht ishte tepër vonë dhe ai vdiq përfundimisht.
Babai i tij, i cili foli përmediat tha se nuk kishte fjalë për të përshkruar atë që i kishte ndodhur të birit.



