Drejtori i Institutit Gjeopolitik në Kosovë, Sadri Ramabaja, thotë se regjistrimi i popullsisë cilësohet si një prej elementëve më të qenësishëm të një shteti dhe të një administrate të përgjegjshme, e cila ka dhe rrjedhojat e veta në aspektin strategjik, ekonomik, social, politik etj.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, lidhur me nisjen e censusit, Ramabaja deklaroi se Republika e Kosovës që nga viti 1981 nuk ka pasur asnjëherë regjistrim serioz të popullsisë dhe se censusi do të zgjasë deri më 17 shtator.
Megjithatë ai nuk shprehet optimist dhe thotë se popullsia aktuale në Kosovë, është më pak se sa në prag të luftës.
Besoj se do të rezultojë i suksesshëm, pavarësisht se është deklaruar bojkoti nga një pjesë e politikës (Lista Serbe).
Numri i përgjithshëm i minoritetit serb në Kosovë nuk i kalon 80 mijë banorë. Sa një qytet si Gjilani, nuk është i konsiderueshëm.
Në përqindjen e përgjithshme mund të shkonte 3-4% maksimumi. Llogaritet se 30 mijë minoritet serb janë në Veriun e Kosovës.
Nëse nuk do iu përgjigjen në shumicë, sipas direktivave nga Beogradi, do i bëjnë dëm më shumë vetvetes.
Por sërish regjistrimi vazhdon dhe do të jetë tërësisht legjitim. Gjendja në Veri, në katër komunat me shumicë serbe është e qetë dhe nuk pres që të ketë probleme.
Asnjëherë deri më tani nuk është bërë regjistrimi i dëmeve të luftës, ka pasur iniciativa të ndryshme për regjistrimin e dëmeve, por një pjesë e dhënave kanë përfunduar në duart e UNMIK dhe një pjesë janë zhdukur.
Edhe sa i takon ushtrimit të dhunës dhe terrorit serb. Në regjistrin zyrtar të të dhënave, është një listë me të dhëna konkrete që kërkohet të japin qytetarët, për humbjet gjatë periudhës së luftës.
Dëmi përllogaritet mbi 22 miliardë dollarë.
Sa i takon pritshmërisë së qeverisë nga censi, nëse është rritur popullsia në Kosovës, Ramabaja u shpreh se nëse flitet me gjuhën e ekspertëve, të dhënat do të jenë jo sipas asaj që do të dëshironim të kishim.
Pritet të jenë të dhëna të tkurrura, se nëse në rast të luftës në Kosovës mendohej se kanë jetuar 2 milionë qytetarë, tashmë një përqindje e mirë e tyre janë larguar dhe nuk jetojnë më në Kosovë.
Këto shifra janë edhe më të vogla nga sa ishin në prag të luftës.



