
Një 37-vjeçar është proceduar penalisht pasi është kapur me 15 000 euro të padeklaruara.
Burime policore bëjnë me dije se në Rinas, në vijim të kontrolleve të imtësishme, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar të bagazheve, shtetasin kosovar Sh. Th, 37 vjeç, i cili udhëtonte për në Dubai.
Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur të fshehura në çantën e shtetasit kosovar, 15000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.
Në përfundim të veprimeve, shtetasi Sh. Th. u procedua penalisht për veprën “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e eurove.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



