
Pas akuzave të Partisë Demokratike se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka qenë i dënuar me 7 vjet e 2 muaj burg për trafik droge në Itali, ka vënë në lëvizje Prokurorinë për Krime të Rënda.
Organi i akuzës ka deklaruar se është i vëmendshëm ndaj akuzave të bëra ditët e fundit nga PD për Agron Xhafën, nëse rëndon një vendim i formës së prerë i Gjykatës së Lartë italiane, siç pretendon opozita.
Sipas Prokurorisë, Agron Xhafaj mund të jetë subjekt i ligjit antimafia dhe se verifikimet po behen perpos të gjitha dokumenteve për dosjen e publikuar nga opozita. Sipas selise blu, ai nuk ka vuajtur asnjë ditë denim, ndërkohe vazhdon të jet i lirë në Shqipëri.
PD akuzon Xhafajn se jo vetem nuk ka bere verifikimet per ekstradimin, por e ka mbrojtur vellane permes falsifikimit te ligjit per ekstradimet. Nderkohe qe sot, PD deklaroi se vellai i Xhafajt eshte i paprekshem, pasi mbi te nuk ka vepruar ligji antimafia per pasurite.



