Mesazhi i koduar i Thaçit: Bora ka nisur të shkrihet

Mesazhi i koduar i Thaçit: Bora ka nisur të shkrihet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, paralajmëron vendime të rëndësishme në ditët në vijim. Në një postim në Facebook, pa specifikuar për çfarë vendimesh bëhet fjalë, Thaçi shprehet se ato do të jenë në interesin e shtetit dhe forcimit të partneritetit me aleatët.

“Në ditët dhe javët në vazhdim, institucionet e Republikës së Kosovës do të ndërmarrin veprime dhe vendime në interes shtetëror dhe të forcimit të partneritetit me aleatët tanë ndërkombëtarë. Të gjitha institucionet shtetërore janë në shërbim të mbrojtjes, avancimit dhe arritjes së qëllimeve tona strategjike shtetërore. Dialogu dhe marrëveshja eventuale paqësore vetëm sa e përshpejtojnë realizimin e synimeve tona për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB. Këto synime janë të arritshme, për aq kohë sa jemi të bashkuar, pozitë, opozitë dhe shoqëri civile, flasim fuqishëm njëzëri dhe kemi mbështetjen e aleatëve tanë ndërkombëtarë, respektivisht mbështetjen e SHBA-së”, shkroi ai.

Ndërkohë, më herët, në një tjetër postim, Thaçi shprehet se “bora do të shkrihet shpejt”. Mediat e Kosovës e komentojnë këtë si mesazh të koduar drejtuar kryeministrit Haradinaj.

“Bora ka zënë të shkrihet shpejt... Uroj të mos bëhet skllotë! HTH”

Pak ditë më parë, kryeministri Haradinaj përdori metaforën e borës për t’i shpëtuar një pyetjeje për heqjen e taksës mbi mallrat serbe pas presionit të SHBA-ve dhe BE-së.

“Bora do të shkrihet dikur”, ishte përgjigja që kryeministri Ramush Haradinaj dha para pak ditësh kur u pyet nëse do të hiqej taksa apo do të rrëzohet qeveria.
 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy