
Rusia ka planifikuar terror ajror, jo vetëm kundër Polonisë, por edhe kundër linjave ajrore në mbarë botën. Nuk do të futem në hollësi. Mundem vetëm ta konfirmoj.
Sipas medieve amerikane, inteligjenca vendase ka përgjuar disa komunikime, në gusht të vitit 2024, mes oficerëve të shërbimit sekret rus që diskutonin planet për të kontrabanduar pajisje shpërthyese nëpër aeroplanë mallrash.
Sipas shumë shërbimeve inteligjente aleate të SHBA-së, Moska po kryen një fushatë të fshehtë kundër Perëndimit. Moska ndërkohë i hedh poshtë këto akuza.
Mediet gjermane radhisin disa ngjarje dhe thonë se kanë lidhje me njëra- tjetrën. Në korrik të vitit të kaluar, një pako e dërguar nga Lituania mori flakë papritur në një depo të kompanisë DHL, në qytetin Lajpcig të Gjermanisë.
Në Birmingam të Anglisë, në të njëjtën kohë, ndodhi e njëjta gjë. Edhe në Jablonov në Poloni u vu re e njëjta skemë.
Po ashtu, në fillim të vitit 2024, Armin Papperger, kreu i “Rheinmetall”, ishte shënjestër e një plani për atentat. Ka pasur gjithashtu një sërë incidentesh në Detin Baltik.



