Gjërat që mund të bëni pasi të vaksinoheni kundër Covid sipas Faucit

Gjërat që mund të bëni pasi të vaksinoheni kundër Covid sipas Faucit

Vaksinat kundër Covid tashmë po shpërndahen në të gjithë botën, por duke pasur parasysh që virusi dhe mutacionet e tij janë ende prezentë ka ende disa rreziqe, por sërish personat e vaksinuar do të jenë të lirë të bëjnë disa gjëra.

Sipas Dr. Anthony Fauci, këshilltarit kryesor mjekësor të Presidentit dhe drejtorit të Instituti Kombëtar  Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive personat e sapovaksinuar mund të veprojnë normalisht me persona të tjetër të vaksinuar.

Sipas Faucit nëse jeni me një person tjetër të vaksinuar në ambientet e një shtëpie, ju mund të veproni normalisht, nuk keni nevojë për një maskë. Ju mund të keni kontakt fizik, edhe nëse ka njerëz në atë ambient shtëpie që nuk janë të vaksinuar.

Pasi të jeni vaksinuar plotësisht, ju mund të udhëtoni.

"Edhe pse udhëtimet rrisin rrezikun e transmetimit. Nëse do të duhet të udhëtoni, ju mundeni pasi rreziku është në mënyrë të konsiderueshme më i vogël. Sipas Faucit ju nuk duhet të testoheni para dhe pas udhëtimit tuaj, përveç nëse destinacioni e kërkon këtë.

Pasi të jeni vaksinuar plotësisht, nuk keni nevojë për një test COVID.

"Nëse keni qenë pranë dikujt që ka COVID-19, nuk keni nevojë të qëndroni larg të tjerëve ose të testoheni nëse nuk keni simptoma", thotë CDC.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy