Rabeta: Raporti i BSH për deeuroizimin, inkoherent. Që nga 2018 ka paqartësi mbi volumin e saktë të eurove që qarkullojnë (VIDEO)

Rabeta: Raporti i BSH për deeuroizimin, inkoherent. Që nga 2018 ka paqartësi mbi volumin e saktë të eurove që qarkullojnë (VIDEO)

Volumi i eurove që qarkullojnë në tregun shqiptar është rritur në mënyrë shqetësuese, duke sjellë zhvleftësim drastik të monedhës europiane, por pavarësisht kësaj Banka e Shqipërisë sapo ka publikuar analizën e procesit të deeurozimit për gjysmën e parë të vitit, ku nënvizon se procesi po ecën në kahun e duhur.

Redaktori i MCN Economy Lorenc Rabeta tha në studion e lajmeve të MCN TV se raporti i Bankës së Shqipërisë ëshë inkoherent pasi në 2023-2024 kemi pasur boom të jashtëzakonshëm të përdorimit të euros.

Sipas Rabetës, që nga 2018 e në vijim ne kemi paqartësi mbi volumin e saktë të eurove që qarkullojnë në Shqipëri.

Është një raport jokoherent në rastin më të mirë i Bankës së Shqipërisë sepse që nga viti 2017 kemi memorandum për pakësimin ose për heqjen totalisht të euros nga qarkullimi, nga blerjet në Shqipëri, qoftë me shumicë, qoftë me pakicë ndërkohë që në 2023-2024 kemi pasur boom të jashtëzakonshëm të përdorimit të euros gjë që e bën inkoherent raportin e BSH.

Në 2023 kemi rreth 12 miliardë euro të këmbyera në pikat e këmbimit.  Për 2024 ka mundësi të jetë diçka më e ulët se shifra e viti të kaluar duke qenë se flukset e turizmit kanë qenë diçka më të reduktuara gjatë këtij viti.

Duke qenë se kemi dhe një sensibilitet më të lartë, dinë aktorët, di populli, e dinë të gjithë që kemi diçka të paqartë me euron dhe kjo ka tkurrur dhe përdorimin e euros në tregun e brendshëm.   

Që nga 2018 e në vijim ne kemi paqartësi mbi volumin e saktë të eurove që qarkullojnë në Shqipëri. E paqartë sepse duke parë zhvlerësimin shumë të fortë të euros aktorët arrijnë në përfundimin se janë disa miliarda euro shtesë që qarkullojnë në tregun shqiptar.

Më tej, Rabeta tha se Banka e Shqipërisë është fare e paqartë për faktorët e çuan 1 me 1 kursin e këmbimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy