Nëndetësja turke “TCG I.INONU “S 360”, vizitë portuale 4-ditore në Durrës

Nëndetësja turke “TCG I.INONU “S 360”, vizitë portuale 4-ditore në Durrës

Sot paradite në portin e Durrësit është ankoruar nëndetësja turke “TCG I.INONU “S 360”

Burime zyrtare nga APD dhe nga Komanda e Forcave tona detare, bënë të ditur se anija ushtarake e Flotës Detare të Turqisë do të zhvillojë një vizitë portuale 4-ditore, të programuar për vitin 2017 nga vendet tona anëtare të NATO-s.

Gjatë qëndrimit në vendin tonë personeli i nëndetetëses “TCG I.INONU “S 360” do të zhvillojë takime me drejtues të pushtetit vendor; vizita në disa nga qytetet kryesore të vendit, si dhe në qendra historike dhe arkeologjike. Ndërkaq janë parashikuar edhe veprimtari me karakter kulturor dhe sportiv mes detarëve vendas dhe miqve nga Turqia-thanë burimet e Komandës sonë detare.

Nëndetëset turke kanë zhvilluar disa vizita portuale në Durrës gjatë viteve të fundit. Nëndetësja “TCG I.INONU “S 360” do të largohet nga porti i Durrësit më 2 prill./ATA/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy