A është kryeministri kanadez djali biologjik i Fidel Castros? (FOTO)

A është kryeministri kanadez djali biologjik i Fidel Castros? (FOTO)

Në internet qarkullon një teori sipas të cilës kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, është djali biologjik i Fidel Kastros. Ata që e kundërshtojnë këtë teori bazohen te faktet historike, ndërsa ata që e besojnë kanë disa argumente të tjera. Justin Trudeau në fakt i ngjan shumë Castros-s në rininë e tij. Për më tepër, kryeministri kanadez ka pasur një simpati për ish-liderin komunist dhe këtë e tregojnë vizitat e tij në Kubë. Këtyre dyshimeve u shtohet edhe fakti se nëna e Trudeau, Margharet, është takuar për herë të parë me Castro-n në vitin 1976.

Historiani kanadez, Robert Wright e quan këtë teori absurde dhe qesharake. “Biografitë e tyre nuk takohen gjëkundi. Trudeau ka lindur më 25 dhjetor, 1971, që do të thotë se është ngjizur diku mes datave 16 mars dhe 22 prill 1971", thotë ai.

Në atë kohë, Margaret dhe Pierre Trudeau ishin të martuar. Ndërsa çdo kontakt mes Castros dhe çiftit Trudeau ka ardhur disa vite më pas. Ata e kanë takuar Castron për herë të parë në vitin 1976, çka përshkruhet edhe në biografinë e Pierre Trudeau.

Historianët thonë se nuk ka mundësi që Castro të ketë pasur marrëdhënie me 22-vjeçaren Margaret, pasi kjo e fundit nuk do të mund të rrëshqiste aq lehtë nga bashkëshorti në atë kohë kryeministër, për të pasur një lidhje me një lider komunist që nuk e kishte takuar kurrë më parë. Më e pakta, ajo do të ishte bërë gruaja më e përfolur e vendit. Në atë kohë, çdo lëvizje e saj ndiqej nga shtypi. Çdo punonjës i shërbimit sekret kuban do ta kishte përdorur këtë fakt. Aq më tepër, në atë kohë, që përkon 9 vjet pas krizës kubane të raketave, Castro nuk mund të jetonte aq lirshëm dhe pa u vënë re nga askush.

Një teori e tillë lindi vitin e kaluar dhe u shfaq kryesisht në mediat që mbështesin të djathtën dhe Donald Trump-in në SHBA.

Por kjo nuk është hera e parë që një lider i një vendi i ngjan një tjetri kaq shumë. Kryeministri i parë i Kanadasë, John A. Macdonald, kishte një ngjshmëri të habitshme me konservatorin britanik Benjamin Disraeli, i cili u bë kryeministër i Britanisë së Madhe një vit pas krijimit të Kanadasë, në vitin 1867.

Për më tepër, fotot e vjetra të Pierre Trudeau tregojnë se ai dhe Castro dikur ngjanin si dy vëllezër. Por faktori më i rëndësishëm në këtë histori duket se është një tjetër: Margaret Trudeau nuk është akuzuar kurrë se ka qenë e jokorrekte me të shoqin.

Në disa libra dhe intervista pas ndarjes së saj nga Trudeau në vitin 1977, ajo ka folur për përdorimin e drogës nga ana e saj, zakonet e çuditshme seksuale të të shoqit, Pierre, dhe simpatitë e saj për shumë meshkuj nga Jack Nicholson deri te Edward Kennedy.

“Fatkeqësisht tani që e mendoj, them se duhet të kisha fjetur me çdonjërin prej tyre. Do të kishte qenë bukur, por nuk e kam bërë”, ka thënë ajo në një konferencë në 2008-n, ku foli për takimin e saj me Rolling Stones, në vitin 1977. / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy