Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përsëritur mesazhin se është i gatshëm për çdo dialog me opozitën, por vetëm nëse votohet në parlament vetingu. Nga Elbasani ditën e martë kreu i qeverisë tha se mund të presë çdo propozim të Bashës pas votimit të vetingut.



