Xhafaj: Optimist për rezultatin në zgjedhje, ndihem i motivuar. Veliajn e kam mik, i gjendem pranë familjes së tij

Xhafaj: Optimist për rezultatin në zgjedhje, ndihem i motivuar. Veliajn e kam mik, i gjendem pranë familjes së tij

Deputeti socialist Etjen Xhafaj thotë se fushata e Partisë Socialiste ka qenë ajo që duhet të ishte, nga kontakti me njerëzit, komunikimi dhe lidhja. 

Duke folur për “MCN Live” ai u shpreh shumë optimist, për shkak të takimeve të shumta, por edhe për punën e bërë në Farkë, në Baldushk, në Petrelë.

Fibank 

Unë ulem, takoj çdo person kudo, siç kam bërë në 2021, siç kam bërë dhe kur kam qenë i deleguar dhe kështu do vazhdoj. Unë dal i takoj njerëzit atje ku punojnë tokën, ku mbajnë bagëtitë dhe nuk e kam problem aspak zonën e thyer. 

Nuk është më një zonë rurale, por një zonë subrurale. Mendoj se do më duhen më shumë vota se sa nga zona dhe po mundohem të punoj. Edhe po të marrë siç mora në 2021 vota, detyra e një deputeti është të kërkojë projekte dhe mirëqenien për zonën dhe pastaj të përpiqet të përfaqësojë gjithë njerëzit që e kanë përfaqësuar. 

Kam punuar dhe për votën e diasporës, kam bërë një sërë takimesh për të cilat jam shumë mirënjohës, me biznesmenë, me të angazhuar politikisht dhe njerëz që duan të japin kontribut politik. 

Mendoj se do kemi vota dhe nga diaspora. Unë jam shumë i ngrohur dhe motivuar nga mbështetja që kam marrë nga shqiptarët që janë jashtë, por më kanë tërhequr më shumë vëmendje shqiptarët e Greqisë, Italisë dhe Kanadasë.

 Sa më lart të dalin ata që janë të parët, aq më e nivelueshme është fusha për ne të tjerët. Jam i nderuar që jam pjesë e një liste të tillë kandidatësh për deputetë. Jam optimist dhe besoj se të gjithë kolegët kanë arsye për të qenë optimist. 

Lidhur me atë që thuhet në disa media se kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj, po punon kundër Partisë Socialiste, Xhafaj deklaroi se iu është vënë një kusht për të mos e takuar, ndonëse e cilësoi si masë ekstreme.

Po flasim për një njeri që 12 vitet e fundit ka pasur kontribut të madh për Tiranën. 

Unë nuk jam bashkëpunëtor i Erionit, jam mik i Erionit. Kam takuar bashkëshorten e tij, familjen e tij. 

Për sa e njoh Erion Veliajn, nuk është njeri inatçor që të merret me problematika, më the i thashë.

Erioni është një njeri që për Partinë Socialiste ka punuar dhe do punojë kur të jetë i lirë nga akuzat dhe drejtësia. 

Kjo është beteja e tij, beteja jonë në këto ditët e fundit është të punojmë. 

Unë e mbështes familjen e tij, mamanë e tij, të birin, bashkëshorten, vëllain të cilët po kalojnë një periudhë të tmerrshme. 

Unë jam aty në aspektin human. Në këtë gjë nuk do bëj politikanin me familjen e mikut. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy