Manastirliu: 31 dhjetori ditë e hapur, bizneset të bëjnë kujdes. ISHP është në terren

Manastirliu: 31 dhjetori ditë e hapur, bizneset të bëjnë kujdes. ISHP është në terren

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kërkoi nga qytetarët kujdes të shtuar më 31 dhjetor, natën e ndërrimit të viteve gjatë së cilës nuk do të ketë orë policore. Manastirliu kërkoi që bizneset të respektojnë protokollet, pasi ISHP-ja do të kryejë inspektime.  

Është një vendim që komiteti teknik e ka bazuar në situatën në vend, indikatorët e incidencës dhe situatës në tërësi, ka vlerësuar që data 31 të jetë një ditë e hapur, duke qenë se ka bërë një vlerësim më të gjerë të situatës dhe në rajon. Sigurisht është shqetësues dhe varianti Omicron, por 31 dhjetori pavarësisht se do jetë ditë e hapur, do të kërkohet një kujdes i shtuar.

Ne kemi protokolle shëndetësore të miratuara, janë në zbatim. Protokollet përcaktojnë masën dhe kapacitetet që duhet të kenë baret, restorantet për aktivitetin e tyre. ISHSH bën inspektime. Dje janë kryer 320 inspektime, duke vendosur më shumë se 311 rekomandime për përmirësime masash. Lufta me pandeminë iu përket të gjithëve. Përgjegjësia individuale, qytetarë duhet të rritet akoma më shumë”, tha Manastirliu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy