Koka: Berisha nuk ka asnjë lloj vendimmarrje në PD

Koka: Berisha nuk ka asnjë lloj vendimmarrje në PD

“Berisha nuk ka asnjë lloj vendimmarrje në PD”. Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, gazetari Bledian Koka. Siç u shpreh ai, nëse Berisha do të kishte vendimmarrje shumë ndryshime të cilat tashmë kanë ndodhur në PD, nuk do të kishin ndodhur me ish-liderin në krye.

“Ai lideri absolut i ka bërë deklaratat e veta dhe kush ka pasur veshë e ka dëgjuar. Berisha është një këshillues i mirë por nuk ka asnjë lloj vendimmarrje në PD. Po të ishte për Berishën, Jozefina Topalli apo Astrit Patozi nuk do të kishin ikur nga lista e PD, por të ishte për Berishën as mandatet nuk do ishin djegur, këtë e them me bindje absolute. Ai e votoi, por i tha kujdes sepse kjo mund të rrezikojë shkrirjen e PD nëse nuk i shkohet deri në fund dhe realisht jemi në zgrip nëse nuk bëhen përmirësime”, tha Koka.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy