Erdogan: Të vazhdojmë luftën ndaj FETO-s. Shqipëria të bëjë pjesën e saj në presionin ndaj Izraelit (VIDEO)

Erdogan: Të vazhdojmë luftën ndaj FETO-s. Shqipëria të bëjë pjesën e saj në presionin ndaj Izraelit (VIDEO)

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama, se shpreson që Shqipëria do të bëjë pjesën e saj në presionin ndaj Izraelit, për atë që ai e konsideron si gjenocid në Gaza. Po ashtu Erdogan theksoi se gjatë takimit me Ramën u diskutua për luftën ndaj FETO-s, duke u shprehur se shpreson që kjo luftë të vazhdojë përmes vendimeve të marra sot.

Diskutuam edhe çështjen e luftës së përbashkët kundër organizatave terroriste, veçanërisht kundër FETO-s. Shpresojmë që ta vazhdojmë luftën kundër organizatave terroriste përmes vendimeve që kemi marrë sot. Mizoritë e Izraelit në Gaza dhe Liban ishin ndër pikat prioritare të agjendës sonë. Agresionet e Netanjahut janë bërë një kërcënim për rendin global. Gjenocidi prej një viti në Gaza është turpi i përbashkët i njerëzit. Ne si komunitet ndërkombëtar duhet të bëjmë çmos për të bërë presionin e nevojshëm mbi Izraelin. Shpresoj që Shqipëria do të bëjë pjesën e saj në këtë drejtim. Do të hapim Xhaminë e Namazgjasë, që është dhuratë e popullit turk për motrat dhe vëllezërit mysliman në Shqipëri

.

Erdogan po ashtu tha që Turqia do të ofrojë mbështetje për të përmbushur nevojat e Forcave të Armatosura shqiptare.

Marrëdhëniet tona miqësore me Shqipërinë shtrihen përtej shekullit. Me konsultimet e sotme e thelluam partneritetin strategjik që e ndërtuam në vitin 2021. Shkëmbyem pikëpamje të hollësishme mbi fushat e bashkëpunimit që përcaktuam në takimin e parë në Ankara. Konfirmuam vullnetin tonë për të thelluar bashkëpuninë në bujqësi, arsimin e lartë dhe Marrëdhëniet me Publikun dhe komunikimit. Ne vazhdojmë përpjekjet e përbashkëta për të rritur vëllimin tregtar në 2 miliardë dollarë. Ramë dakord që të diversifikojmë investimet, për të përfshirë sektorë novatorë. Do vazhdojmë bashkëpunimin në shëndetësi me operimin e përbashkët të Spitalit në Fier. Do ofrojmë mbështetje për të përmbushur nevojat e FA, në fushën e pajisjeve ushtarake dhe trajnimeve ushtarake.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy