Ky është trakanti 18-vjeçar i minave me telekomandë dhe kurthi i agjentit që tradhtoi bandën (FOTO)

Ky është trakanti 18-vjeçar i minave me telekomandë dhe kurthi i agjentit që tradhtoi bandën (FOTO)

Adoleshenti Stavro Kotorri, 18­vjeçari me banim në Tiranë që u kap nga policia e Lezhës teksa tentonte të trafikonte 9 mina me telekomandë, eshte ky personi qe shihni ne foto.

Sipas “BalkanWeb”, qe publikon edhe foton Stavro është djali i biznesmenit Hikmet Kotorri i ekzekutuar 4 vite më parë në kryeqytet.

Ai u arrestua dje në përpjekje për të trafikuar mina me telekomandë të pajisura me telefon për shpërthim në distancë, bashkë me mikun e tij, Franko Çinari, 21 vjeç.

“BalkanWeb” shkruan se për të rënë në gjurmët e grupit të strukturuar kriminal, policia e Lezhës përdori një metode speciale hetimi.

Blutë e Lezhës infiltruan një agjent brenda grupit i cili ra në kontakt me ta dhe porositi një minë. 

Ndërsa policia e Lezhës ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar si pjesë të grupit ku bënte pjesë edhe Stavro, po hetohet gjithashtu për të zbardhur qëllimin e prodhimit të minave dhe kush i kishte porositur ato. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy