Laçi në shtetrrethim, i shumëkërkuari prej 3 vitesh qëllon në drejtim të policisë

Laçi në shtetrrethim, i shumëkërkuari prej 3 vitesh qëllon në drejtim të policisë

Policia e Laçit është përballur me të shtëna me armë gjatë një operacioni për kapjen e një të kërkuari. Sipas të dhënave të para policia është vënë në ndjekje të shtetasit Markel Bushi, por sapo e ka rrethuar, personi në fjalë ka qëlluar me armë ndaj efektivëve.

Mësohet se Bushi është në kërkim prej 3 vitesh për grabitje. I kërkuari është larguar duke qëlluar me armë drejt policisë, e cila ka ngritur postblloqe në rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit për kapjen e tij.

Ngjarja ka shkaktuar panik tek qytetarët e Laçit, ndërsa ka prani të shtuar të forcave të policisë edhe nga Lezha. /BW

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy