Ngjarja në Astir, policia: Janë vrarë dy persona (VIDEO)

Ngjarja në Astir, policia: Janë vrarë dy persona (VIDEO)

Policia e Tiranës ka dhënë detaje mbi ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në kryeet. Policia bëntë ditur se kanë humbur jetën dy persona.

Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur "2 rrathët” në Unazë të Re, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeti tip “Audi”. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ishin brenda në mjet.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe grumbullimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Makina në të cilën janë qëlluar dy personat ende të paidentifikuar ka qenë në lëvizje në momentin kur ndodhi ngjarja. 

Uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy