Arsimi, Vjerdha: Janë shumë hallka që çedojnë brenda sistemit arsimor

Arsimi, Vjerdha: Janë shumë hallka që çedojnë brenda sistemit arsimor

Kolindo Vjerdha, nga Qëndresa Qytetare, thotë se problematikat e mbartura në vite po cenojnë cilësinë e arsimit në vend. Ai u ndal te mungesa e kushteve në shkollat e rretheve. 

 

Ka pasivitet nga ana e institucioneve. Për hir të së vërtetës, këtë vit do të kemi klasa kolektive, mungesë të infrastrukturës digjitale. Sot ministrja përmendte laboratorët inteligjentë. Sot ne kemi 56% të shkollave që nuk kanë internet. Të kesh internet te zyra e drejtorit nuk është në dobi të shkollës. Sot, shkuarja drejt cilësisë është hallka e fundit që diskutojmë. Janë shumë hallka që çedojnë brenda sistemit tonë arsimor. Ajo që ne kemi problematikë të mbartur në vite, shohim që nuk po zgjidhet. Ka ulje të numrit të nxënësve në shkolla dhe më pak mësues në sistem. Sot nuk ka banka në shkolla. 

 

Kryelajmi ishte numri i aplikimeve në universitete. Por ne duhet të presin numrin e të regjistruarve. Do të dalin shifrat. U gëzohemi disa elementëve që janë vetëm statistikorë. Këto statistika nuk prodhojnë cilësinë e kërkuar. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy