Pse salca e domateve quhet ‘keçap’

Pse salca e domateve quhet ‘keçap’

Keçapi më i vjetër në botë, Heinz Tomato Ketchup, feston 140 vjetorin këtë vit, por pavarësisht se shet 650 milionë shishe çdo vit, pak njerëz e dinë pse keçapi quhet ‘ketchup’.

Heinz u themelua më 1876 nga një njeri i njohur si Henry John Heinz – një biznesmen nga Pittsburgh, SHBA, raporton The Sun.

Në fillim kompania shiste shishe me rrikë duke përdorur një recetë e cila erdhi nga nëna e Henry Heinz – megjithatë kompania shpejt filloi të dështonte dhe Henry ktheu vëmendjen e tij kah salca e domateve, transmeton Gazeta Express.

Së bashku me vëllain e tij John dhe kushëririn Frederick ata hapën një fabrikë në Ohio dhe filluan të bënin ‘Catsup’, që më vonë e riemëruan ‘Ketchup’. Pse? Për një arsye të çuditshme, treshja zgjodhën emrin nga një lloj i salcës së peshkut kinez të njohur si Koe-chiap – që ka kuptimin ‘lëngu i peshkut turshi’.

Në fillim të shekullit 18, salca e domateve bëri rrugën e saj në shtetet malajziane (Malajzia dhe Singapori i sotëm), ku u shijua nga kolonistët anglezë. Fjala indoneziane-malajziane për salcën ishte ‘kecap’ (që shqiptohet “kay-çap”). Kjo fjalë evoluoi në fjalën angleze “ketchup”. Anglezët më pas e morën keçapin me vete në kolonitë angleze.

140 vjet më vonë dhe Heinz vazhdon të shitet nëpër botë në rreth 650 milionë shishe dhe 11 miliardë paketime si salcë domatesh. Tani edhe prodhuesit e tjerë që e prodhojnë salcën e domateve e quajnë produktin e tyre ‘Ketchup’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy