Khamenei: Irani do t'i përgjigjet kërcënimeve të SHBA-ve

Khamenei: Irani do t'i përgjigjet kërcënimeve të SHBA-ve

Udhëheqësi suprem iranian, Ali Khamenei, ka paralajmëruar se Teherani do t'i përgjigjet me masa çdo lëvizjeje armiqësore të SHBA-së. Ai gjithashtu hodhi poshtë idenë e bisedimeve me Uashingtonin, duke thënë se një gjë e tillë nuk do të ishte “e mençur”, dhe as nuk do ta “nderonte”.

Presidenti amerikan Donald Trump ka rikthyer të ashtuquajturën politikën e tij të "presionit maksimal" kundër Iranit pas kthimit detyrë, duke akuzuar Teheranin se kërkon të zhvillojë një bombë bërthamore. 

Uashingtoni njoftoi më shumë sanksione kundër industrisë së naftës të Teheranit të martën, duke synuar një rrjet ndërkombëtar që lehtëson dërgesat e naftës iraniane në Kinë.

Gjatë një takimi me personelin e forcave ajrore iraniane në Teheran të premten, Khamenei këmbënguli që "amerikanët mund të ulen dhe të rivizatojnë hartën e botës në letër - por ajo është vetëm në letër, pa asnjë bazë në realitet".

“Ata bëjnë deklarata për ne, shprehin mendime dhe kërcënojnë. Nëse ata na kërcënojnë, ne do t'i kërcënojmë ata. Nëse ata veprojnë ndaj këtyre kërcënimeve, ne do të bëjmë të njëjtën gjë. Nëse ato minojnë sigurinë e kombit tonë, ne padyshim që do të përgjigjemi në të njëjtën mënyrë”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy