
Google mbyll përfundimisht projektin aq të diskutuar “Dragonfly”, i cili konsistonte në një motor kërkimi “spastrues” për Kinën. Konfirmimin e dha Karan Bhatia, zëvendëspresidenti i Politikës Publike për grupin “Mountain View”, i cili e komunikoi vendimin para Komitetit Gjyqësor të Senatit Amerikan duke deklaruar se projekti tashmë ka “përfunduar".
Rasti doli në pah thuajse një vit më parë falë hulumtimit të site-it “Intercept”, i cili provokoi protesta të punonjësve dhe të organizatave të të drejtave të njeriut.
Nuk është hera e parë që një nismë e Google shkakton reagime negative. Edhe për projektin “Maven”, përmes të cilit kompania bashkëpunoi me Pentagonin për përdorimin e inteligjencës artificiale në analizën e imazheve ajrore të kapur nga dronët në zonat e konfliktit, pati protesta të punonjësve, kontrata e të cilëve nuk u rinovua.



