OBSH ngre një komision për eksperimentin kinez të modifikimit gjenetik

OBSH ngre një komision për eksperimentin kinez të modifikimit gjenetik

Teknikat e modifikimit gjenetik, siç është metoda Crispr, të cilën një studiues kinez e përdori te dy bebe vajza, "mund të ketë pasoja të padëshiruara" dhe "nuk duhet të përdoret pa udhëzime të qarta". Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, thotë se organizata po krijon një panel ekspertësh për ta trajtuar këtë çështje.

"Kemi hyrë në ujëra të panjohura dhe për këtë po mbledhim një grup ekspertësh. Ne do të punojmë me shtetet anëtare për të bërë gjithçka që është e nevojshme për t'u përballur me të gjitha aspektet, etikën, sigurinë shoqërore, para se të bëhet çdo manipulim", thotë Ghebreyesus.

Reagimi i OBSH-së vjen pak ditë pasi studiuesi kinez He Jiankui, njoftoi se kishte modifikuar gjenetikisht dy embrione, të cilat më pas u shndëruan në dy bebe vajza. Qëllimi i këtij eksperimenti ishte “shuarja” e gjenit që lejon hyrjen e virusit HIV në qeliza.

Ky eksperiment ngjalli indinjatë në botën shkencore duke filluar nga ajo kineze. "Këtu po flasim për qenie njerëzore. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe grupi i punës do të trajtojë problemin në mënyrë të hapur dhe me transparencë. Ata do të fillojnë nga e para dhe do të kontrollojnë gjithçka", thotë drejtori i OBSH-së.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy