
Milazim Krasniqi, studiues dhe profesor i asociuar në Universitetin e Prishtinës, e sheh kërkesën e Serbisë për të mbajtur një referendum në Kosovë si një tregues të përpjekjeve për të kthyer projektin e Serbisë së Madhe. Përmes Skype në një prononcim për MCN, Krasniqi tha se edhe qëndrimi i komunitetit ndërkombëtar në lidhje me këtë çështje e ka nxitur nacionalizmin serb.
Janë formula të gabuara. Vetëm sa e kanë nxitur nacionalizmin serb dhe pretendimet e tij territoriale. Është presion anormal i bashkësisë ndërkombëtare. Kjo është diçka që kalon edhe imagjinatën. Kosovën e pret një periudhë e vështirë jo vetëm me Serbinë por edhe me komunitetin ndërkombëtar. Është rikthyer projekti i Serbisë së Madhe. Në Bosnje po kthehet përmes Republikës Serbska, ndërsa në Kosovë përmes referendumit. Është një lojë gjeopolitike që ka për qëllim kthimin e Serbisë së Madhe.



