Këshilltar i kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, Emiljano Aleksi, publikon një fotografi të cilën e quan si pamjen e një dite pas zgjedhjeve, 26 qershorit, me anë të së cilës thumbon Partinë Socialiste.
Në të shihen dy fëmijë, njëri me bluzën e Partisë Socialiste dhe tjetri me të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
“Mora pushkën dola malit, të luftoja në furtunë, ku ta dija unë i ngrati, se armiku isha unë”, shkruan Aleksi.
Këshilltari i Metës nëpërmjet fotos lë të kuptohet se një ditë pas zgjedhjeve, do të jetë pikërisht PS ajo që do t'i hedhë dorën LSI.
Postimi i plotë i këshilltarit të Metës
Kjo është fotografia e 26 qershorit!
Mora pushkën dola malit,
Të luftoja në furtunë,
Ku ta dija unë i ngrati,
Se armiku isha unë.



