
Ministria e Drejtësisë kërkon që policia e burgjeve të trajtohet me të njëjtat paga si policia e shtetit. Këtë propozim Ministria e bëri gjatë prezantimit të projektbuxhetit për 2019-ën në komisionin e ligjeve. Por relatori i projektbuxhetit Bashkim Fino tha se si fillim pagat do të rriten me 7% dhe më pas rritja tjetër do të bëhet me ligjin e ri.



