Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq / Softa: Faji nuk është te rrjetet sociale, por te mungesa e kontrollit nga institucionet (VIDEO)

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq / Softa: Faji nuk është te rrjetet sociale, por te mungesa e kontrollit nga institucionet (VIDEO)

Pas ngjarjes së rëndë në Tiranë ku Martin Cani humbi jetën si pasojë e një konflikti banal, dhe pas saj vrasjes së një tjetër 14-vjeçari në Maliq të Korçës, eksperti i sigurisë Fatjon Softa ka analizuar situatën në një intervistë për edicionin informativ të MCN TV.

Sipas Softës, është e gabuar që përgjegjësia të kërkohet te rrjetet sociale dhe se mbyllja e TikTok-ut apo rrjeteve të tjera sociale nuk është zgjidhje.  

Ngjarje të tilla janë të bartura në kohë. Rasti në Maliq ka nisur një vit më parë dhe konflikti është shfaqur më parë edhe në rrjetet sociale, por aktorët kanë qenë të përgatitur. 

Ata jetonin në një zonë të vogël, njihnin mirë njëri-tjetrin dhe ishin në dijeni të situatës.

Edhe pas vrasjes në Tiranë pati thirrje për mbylljen e TikTok-ut. Por problemi nuk qëndron te rrjeti social, por te institucionet, familja dhe shkolla, që duhet të marrin masa parandaluese.

Një element shqetësues, sipas Softës, është edhe përfshirja e familjarëve në mbulimin e autorëve të krimeve. 

Në ngjarjen e Maliqit janë të përfshirë edhe familjarë që ndihmuan në fshehjen e autorit dhe të armës së krimit. 

Ndërkohë, persona të tjerë të pranishëm kanë tentuar të fshehin të vërtetën dhe nuk kanë raportuar ngjarjen.

Adoleshentët qarkullojnë me thika dhe doreza, duke e kthyer dhunën në pjesë të jetës së përditshme, veçanërisht në zonat periferike.

Softa thekson se përgjegjësia kryesore është e institucioneve arsimore dhe strukturave të rendit, që duhet të punojnë së bashku për të identifikuar dhe frenuar konfliktet që nisin në moshë të re. 

Tek ne, analiza bëhet gjithmonë pasi ndodh tragjedia. 

Nuk ka një qasje të strukturuar nga institucionet për të ndërhyrë herët, për të parandaluar. 

Shkollat, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, duhet të ndjekin marrëveshje konkrete për të monitoruar dhe menaxhuar sjelljen e të rinjve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy