Tomorri: Rritja e shpejtë e pagave do ta detyrojë BSH të rrisë normën e interesit

Tomorri: Rritja e shpejtë e pagave do ta detyrojë BSH të rrisë normën e interesit

Gazetari Klodian Tomorri thotë se rritja e shpejtë e pagave do të rrisë presionet inflacioniste në ekonomi. Si pasojë, kjo do ta detyrojë Bankën e Shqipërisë të rrisë më tej normën e interesit.

Inflacioni vijon të mbetet në nivele të larta. Askush nuk priste lehtësim të politikës monetare dhe ulje të normës bazë të interesit. Ajo që ka ndodhur do ta ndaja në dy faza: rritja e çmimeve dhe tani duket se ka reduktim të inflacionit të importuar, por presionet inflacioniste janë zhvendosur në ekonominë e brendshme. Ai inflacion që mund të vijë për shkak të rritjes së shpejtë të pagave në ekonomi. Kjo shton presionet inflacioniste. Kjo do të detyrojë BSH të rrisë normën më tej. Pse ekonomia po përballet me presione të brendshme inflacioniste. Shkaku ka të bëjë me emigrimin masiv që ka shtrënguar kushtet e punës. Nëse sheh si janë rritur pagat, vëren se janë mbështetur segmenti i fundit i krahut të punës, pra punonjësit më të pakualifikuar.

Tomorri tha më tej se interesat e kredive janë rritur, pasi normat e interesit po kthehen në nivelin normal.  

Nëse krahason interesat e kredive me një vit më parë, ato janë më të larta dhe janë rritur në të gjitha monedhat. Periudha prej më shumë se një dekade me norma të ulëta interesi ka marrë fund. Ekonomia botërore u godit nga kriza të njëpasnjëshme. Ishte një kombinim faktorësh që i mbajtën normat e interesit aq të ulëta. Tani ato kanë shkuar në nivelin normal.

Dobësimin e euros në raport me lekun, Tomorri nuk e shpjegon vetëm me forcimin e sektorit të turizmit.

KESH ka importuar 503 milionë euro energji. Por ne nuk pamë asnjë forcim të euros ndaj leku. 503 mln euro janë gati 4% e GDP dhe nuk ndodh asgjë në zhvlerësimin e lekut dhe forcimin e euros. Këtu janë disa faktorë të tjerë: Ka fluks dhe ofertë të lartë të euros. A shpjegohet kjo me përmirësimin e turizmit apo ka edhe faktorë të tjerë, këtu ndahen opinionet. Turizmi është përmirësuar por nuk e shpjegon plotësisht gjithë këtë ecuri në kursin e këmbimit. Vjen u godit kursi me intensitet nga KESH, që bleu sasi të mëdha euroje për të financuar furnizimin me energji, por leku vijon të forcohet në raport me euro.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy