
Çmimet e larta të gazit rrisin çmimet e energjisë elektrike. Ne duhet ta kufizojmë këtë ndikim inflacionist kudo në Europë.
Kështu deklaron Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, duke shpjeguar se për këtë arsye janë gati të diskutojnë një çmim tavan për gazin që përdoret për prodhimin e energjisë elektrike.
Ky tavan do të ishte një hap i parë drejt një reforme strukturore të tregut të energjisë elektrike.
Von der Leyen tha gjithashtu se ajo do të shprehte në një letër drejtuar liderëve të BE-së që takohen në Pragë nga e enjtja se Bashkimi Europian duhet të vendosë një sistem të përbashkët prokurimi të BE-së për energjinë.



