Kazakistani vë në shënjestër pedofilët, nis procedurat e tredhjes kimike

Kazakistani vë në shënjestër pedofilët, nis procedurat e tredhjes kimike

Në Kazakistan, pedofilët e dënuar po i nënshtrohen tredhjes kimike të detyruar. Qeveria ka aprovuar fondin që do të mbulojë 2 mijë injeksione të tilla.

I pari që do t’i nënshtrohet këtij procesi do të jetë një pedofil nga rajoni i Turkestanit, i dënuar për abuzim me fëmijët në prill të vitit 2016. Ai do t’i nënshtrohet injeksionit, nën vëzhgimin e një ekipi të Ministrisë së Shëndetësisë.

I dënuari në fjalë do të jetë i pari që preket nga ligji i ri që hyri në fuqi në fillim të këtij viti.

Presidenti Nursultan Nazarbayev ka firmosur për alokimin e një fondi prej 23 mijë euro, që do të mbulojë këto procedura.

Kastrimi kimik konsiston në një përzierje ilaçesh që reduktojnë libidon dhe aktivitetin seksual të një indidvidi. Këto të fundit janë të kthyeshme nëse trajtimi me këto ilaçe nuk vijon.

Krimet seksuale kundër fëmijëve dënohen me të paktën 20 vjet në Kazakistan. Në vitin 2015, prokurori i përgjithshëm i vendit tha se ka pasur një rritje të këtyre krimeve.

Rusia, Koreja e Jugut, Polonia dhe Estonia, si edhe disa shtete amerikane përdorin këtë  praktikë mjekësore për të ndëshkuar pedofilët.     

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy