Një operacion i policisë së Tiranës ka zbardhur skemën e vjedhjes së disa furgonave, që më pas i dërgonin në Dibër, ku i shisnin për pjesë këmbimi. Operacioni i koduar “Sprinter” ka çuar në pranga një 25-vjeçar nga Dibra si dhe ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një tjetër. Hetimet e policisë kanë çuar në dokumentimin e 11 raste vjedhjesh furgonash.
Sipas policisë, shtetasi H. Elezaj, në bashkëpunim me persona të tjerë për të cilët po kryhen hetime për identifikimin e tyre, dyshohet se kryente vjedhjen e automjeteve të tipit "Mercedes Benz", kategoria furgon, në qytetin e Tiranës dhe i dërgonte në rrethin e Dibrës, në një pikë grumbullimi mjetesh të përdorura, ku dhe më pas çmontoheshin dhe shiteshin për pjesë këmbimi.
Pas verifikimeve ka rezultuar se pikës e grumbullimit të mjeteve të përdorura, në fshatin Renxe Komuna Fushëqidhën, rrethi Dibër, ishte në pronësi të Erion Mazhit, 25 vjeç, i cili është arrestuar. Gjithashtu, në kërkim është shpallur personi që kryente vjedhjet, H. Elezaj, 48 vjeç.
Në pikën e grumbullimit u konstatuan dhe sekuestruan pjesë të dyshuara të automjeteve të vjedhura në qytetin e Tiranës në kohë dhe vende të ndryshme dhe konkretisht pjesë fugonash të ndryshëm si parafango, kofano, xhama, dyer, sinjale të jashtme, sedilje etj.
Vjedhjet e dokumentuara
Më datë 05.09.2016, në rrugën "Qemal Stafa", është vjedhur furgoni i tipit "Mercedes Benz", në pronësi të shtetasit D. H. - Më datë 20.11.2016, në rrugën "Fuat Toptani", është vjedhur furgoni i tipit "Mercedes Benz", në pronësi të shtetasit A. Sh. - Më datë 05.12.2016, në rrugën "Sotir Koleja", është vjedhur furgoni i tipit "Mercedes Benz", në pronësi të shtetasit E. B.
Juridiksioni i Komisariatit të Policisë Nr 2 - Më datë 23.11.2016, në rrugën "Vaso Pasha", është vjedhur furgoni i tipit "Mercedes Benz", në pronësi të shtetasit B. S. - Më datë 24.11.2016, në rrugën "Tish Dajia", është vjedhur furgoni i tipit "Mercedes Benz", në pronësi të shtetasit I. M.
Juridiksioni i Komisariatit të Policisë Nr 4 - Më datë 26.11.2016, në rrugën e "Dajtit", është vjedhur furgoni i tipit "Mercedes Benz", në pronësi të shtetasit F. K. - Më datë 23.10.2016, në rrugën "Myslym Keta", është vjedhur furgoni i tipit "Mercedes Benz", në pronësi të një firme për produkte ushqimore.
Juridiksioni i Komisariatit të Policisë Nr 5 - Më datë10.11.2016, në rrugën "Skënderbeu", është vjedhur furgoni i tipit "Mercedes Benz", në pronësi të shtetasit A. B. - Më datë 04.11.2016, në bulevardin "Blu", është vjedhur kamionçina e tipit "Mercedes Benz", në pronësi të shtetasit Z. M.
Juridiksioni i Komisariatit të Policisë Nr 6 - Më datë 20.02.2016, në rrugën "Teodor Keko", është vjedhur furgoni i tipit "Mercedes Benz", në pronësi të shtetasit R. U. - Më datë 13.05.2016, në rrugën "Sokrat Mihi", është vjedhur furgoni i tipit "Mercedes Benz", në pronësi të shtetasit E. M.



