
21-vjeçari Klajdi Haka është arrestuar sot nga policia.
Dyshohet se në banesën e tij është fshehur Marklen Haka, i konsideruar si “i forti i Niklës”, i shumëkërkuari i drejtësisë i cili ra dje në prangat e “bluve”.
Gjatë kontrollit në banesën e Klajdi Hakës u gjet gjithashtu një armë zjarri pistoletë.
Në njoftim thuhet:
“Në vijim të operacionit policor të koduar "Liqeni i Bacungut", të dhënë ditën e djeshme, u arrestua shtetasi K. H., 21 vjeç, banues në Zezë, Nikël, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Përkrahja e autorit të krimit", parashikuar nga nenet 278/4 dhe 302 të Kodit Penal. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. H., (banesa ku fshihej shtetasi M. H., alias M. A.) është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë. Materialet i kaluan Prokurorisë”.



