"Pseudonimi shqiptari", seriali që nguli para TV, telespektatorin rus! (FOTO)

"Pseudonimi shqiptari", seriali që nguli para TV, telespektatorin rus! (FOTO)

Nga Armand Plaka

Nuk ndodh shpesh që shqiptarët të bëhen të famshëm në një vend të madh europian e aq më tepër në Rusi, vendin më të madh në botë. Por në aspektin artistik, duket se emri “shqiptar” në një periudhë të caktuar – jo larg momentit aktual – ka përbërë një tërheqje më vehte për të veshur me ketë emër pseudonimin e personazhit të një seriali artistik të zhanrit “action”, shumë të ndjekur atje në vitet 2006-2012.

Nuk e di nëse ka qenë i ditur ky fakt, por mua m’a solli si informacion një shqiptar që studion në Rusi, e që më bëri menjëherë të bëja ca gërmime fare minimale në web, rezultatet e të cilave më përkuan tërësisht me të dhënat që ai më dha. M’u duk interesante t’a ndaja si informacion ndër shqiptarë, edhe pse seriali në fjalë, veç emrit , dmth. pseudonimit “shqiptar/i”(nga rusishtja: “albanec” ) nuk ka kurrfarë lidhjeje me Shqipërinë apo shqiptarët.

Në fakt, skenari dhe të dhënat bazë sugjerojnë se nën pseudonimin “shqiptari” fshihet vetë personazhi kryesor, Viktori, një ish-agjent i epokës sovjetike, luajtur me mjeshtëri nga Aleksandr Dedjushko (Александр Дедюшко). Cilësitë profesioinale të tij do të bëhen shkas që jeta e tij “profesionale” të stërzgjatet, falë këmbënguljes së ish-kolegëve të tij, tashmë të riformatuar në epokën post-sovjetike, ku ndërthuren vrasjet dhe bizneset e pisëta, duke bërë që ai t’a kuptojë se tashmë me këtë riangazhim “profesional”, është vënë në pikëpyetje edhe vetë jeta e tij. Kasti aktorial më pas pasurohet edhe me figura të tjera të kinematografisë e botës TV moderne ruse. A.P.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy