Moti sot/ Kthjellime dhe vranësira të shpeshta, temperaturat deri në 31°C
Sipas MeteoAlb, prezenca prej disa ditësh e masave ajrore me origjinë oqeanike vijon të diktojë dhe motin e paqëndrueshme në territorin shqiptar.
Orët e paradites do të ndikohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta ndërsa mesdita dhe pasditja do të mbizotërohen nga vranësira të cilat herë pas here pësojnë zhvillim, duke gjeneruar rrebeshe shiu, ku më të fokusuara do të jenë në zonat veriore dhe qendrore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në dy vlerat ekstreme ditore, duke u luhatur nga 10°C deri në 31°C.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.