Çaj me gjethe ulliri, sjell përfitime të shumta në shëndet. Ja çfarë kuron

Çaj me gjethe ulliri, sjell përfitime të shumta në shëndet. Ja çfarë kuron

Gjethet e ullirit shpesh hidhen gjatë procesit të mbledhjes së ullinjve. Megjithatë, pak njerëz e dinë se këto gjethe të fuqishme janë përdorur për shekuj nga paraardhësit tanë, pasi janë të pasura me përfitime shëndetësore.

Ekstrakti i gjetheve të ullirit ka shumë përfitime për shëndetin tonë: përmban oleuropein, një polifenol që ka veti të mëdha antioksiduese, antibakteriale, antiinflamatore dhe imunostimuluese.

Çaji me gjethe ulliri gjithashtu ka një efekt të fuqishëm antibiotik.

Infuzioni dhe ekstrakti i gjetheve të ullirit mund të jenë të dobishme në trajtimin e diabetit, pasi ato janë shumë efektive në reduktimin ndjeshëm të niveleve të sheqerit në gjak.

Një studim i kohëve të fundit ka treguar se pacientët që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut mund të përfitojnë nga konsumimi ditor i infuzionit të gjetheve të ullirit.

Çaj me gjethe ulliri mund të lehtësojë dhimbjen e shkaktuar nga osteoporoza dhe artriti.

Përfitime të tjera

Gjethet e ullirit mund të zvogëlojnë dëmtimin e lëkurës të shkaktuar nga radikalët e lirë dhe ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë. Për më tepër, ato kanë përfitime analgjezike dhe janë të dobishme në trajtimin e dhimbjeve.

Si ta përgatitni

20 gramë gjethe ulliri zihet në 300 ml ujë dhe pihet më pas si çaj, mirë është për 15-20 ditë.

Në rastin e një hipertensioni të butë mund të përdorni infuzionin, 30 – 50 gramë gjethe në litër dhe mund të konsumonj 2-3 gota apo filxhanë çaji në ditë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy