Spiropali: Biznesi i madh duhet të ndjejë peshën e përgjegjësisë, do ta mbështesim me kredi lehtësuese (VIDEO)

Spiropali: Biznesi i madh duhet të ndjejë peshën e përgjegjësisë, do ta mbështesim me kredi lehtësuese (VIDEO)

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, në një intervistë për emisionin “Në Fokus”, në TvT, ka dhënë detaje të paketës me të cilën qeveria synon të mbështesë bizneset e prekura nga kriza e koronavirusit. Spiropali tha se ka filluar dibursimi për ndihmën financiare nga e cila do të përfitojnë punonjësit e biznesit të vogël.

Bizneset e vogla nga 0-14 milionë lekë kanë përfituar një fond prej 120 milionë dollarë nga buxheti i shtetit. Ka filluar disbursimi. Një biznes i vogël që nuk punon, jo vetëm që do të marrë një pagë minimale personi i regjistuar, por edhe personi ndihmës që nuk e ka të deklaruar pagën, do të marrë pagën minimale 26 mijë lekë. Ne nuk jemi në një situatë normale ku gjithçka shkon mirë, aktiviteti ekonomik është ndalur. Jemi në një kohë lufte”, tha ajo.

Ndërsa sa i takon skemës me të cilën qeveria do të mbështesë biznesin e mesëm dhe atë të madh, ajo nëpërmjet kredive lehtësuese, Spiropali tha se zbatimi i saj do të nisë shumë shpejt. Megjithatë, në këtë pikë, ajo theksoi se biznesit të madh i takon të marrë përgjegjësitë e veta.

Në paketë parashikohet fondit për garancinë sovrane në mënyrë që biznesi i mesëm ose i madh të marrë kredi për të paguar punonjësit. Është e rëndësishme që biznesi i madh ta ndjejë peshën e përgjegjësisë në këtë situatë dhe të marrë përgjegjësitë e veta. Jam e sigurt që një pjesë e biznesit të madh ka para të ruajtura për këtë ditë të zezë. Nuk duhet të heqë nga puna njerëzit, por t’u dalë për zot”, tha ajo.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy