Bregu: Për 2 mln euro Nuredin Dumani do kishte vrarë të gjithë Elbasanin, SPAK e konsideron asetin e tij më të madh (VIDEO)

Bregu: Për 2 mln euro Nuredin Dumani do kishte vrarë të gjithë Elbasanin, SPAK e konsideron asetin e tij më të madh (VIDEO)

Në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani, vijon rrëfimin e krimeve të së shkuarës dhe bashkëpunimin me zyrtar të lartë të Policisë së Shtetit, të përfshirë me bandat.

Kësaj here në seancën e radhës në GJKKO, Dumani rrëfeu pagesat e majme që i merrte një shef krimesh në këmbim të informacioneve të detajuara, për Talo Çelën, personin në kërkim për disa ngjarje kriminale nga SPAK.

Lidhur me këtë gazetari Sokol Bregu në MCN Live u shpreh se Dumanin e ka zënë sindroma ‘unë di gjithcka’ duke ngarkuar armiqtë e tij me akuza të rënda duke shfajësuar veten.

Ai tha se SPAK është duke e konsideruar si asetin e tij më të madh për krimin e organizuar, por se kuptoj pse po e përkëdhel kaq shumë SPAK Dumanin.

Sipas tij përvec fjalëve Dumani nuk ka asnjë provë, teksa theksoi se për 2 mln euro ai do vriste të gjtihë Elbasanin dhe jo të refuzonte vrasjen e një personi.

Atë e ka zënë sindroma unë di gjithçka duke i dhënë vetes një rëndësi shumë të madhe, ka filluar të japë dëshmi dhe për çështje apo ngjarje për të cilat ai nuk ka qenë dhe kjo ka filluar të trazojë pak dëshminë  tij dhe mendoj se duhet të ndërhyjë gjykata për ta kthyer atë në udhën ku ai ka marrë pjesë.

Dumani po del jo njeriu që ka bërë 7-8 vrasje por vetëm si personi që ka marrë vetëm porosi dhe po i largohet vrasjeve. Ai po ngarkon armiqtë e tij personal me shumë akuza të rënda dhe po shfajëson veten me ndokënd që mund ta njohë vërdallë.

Problemi kryesorë i tij është lënë për të pasur informacion nga jashtë, ora ai ka të drejtën e komunikimit, informimit për të dhe e kupton se kur bënë deklarata të tilla tërheq vëmendjen e medias, konsiderohet si aseti më i madh i SPAK për krimin e organizuar.

Nuk e kuptoj pse duhet të kishte një përkëdhelje kaq të madhe për të ndërkohë që një gjë e di me siguri cilësia e tij si dëshmitar i drejtësisë është zero. Një nga dëshmitarët e parë të drejtësisë Adriatik Soli dinte dhe ku ishin fshehur armët e përdorura, ndërsa ky s’ka asnjë provë asnjëherë përveç fjalëve.

Më tej ai shtoi se i bënë përshtypje ngritja e DFumaniot, se si një njeri u angazhua për herë në një vrasje për 15 mijë euro dhe në fund Dumani pretendon se i jepeshin 2 mln euro, por ai nuk i kryente më vrasjet.

Kjo për mua është gënjeshtër e madhe sepse për 2 mln euro ai do vriste të gjithë Elbasanin dhe jo vetëm Erion Alibeaj.

Nuk po i vë fare në diskutim dëshmitë e tij sepse s’mund të vendos në peshore vërtetësinë e dëshmive të tij, por ka shumë detaje të vogla që ja kuptoj fare mirë, ai është një vrasës tipik, dje ujk dhe sot s’mund të bëhet një dele e urtë e perëndisë.

Është tipikisht një njeri që manipulon, sepse për të sjellë në formën e butë kërkoi priftin për të rrëfyer krimet e tij. Ai nuk është aspak i penduar pavarësisht se ka statusin i penduari i drejtësisë dhe mendoj se ai gënjen sepse për 30 mijë euro u zu me shokun e tij prandaj se mendoj që për 2 mln euro ai s’ka bërë vrasje.

Në disa pika duket qartazi që është një njeri që manipulon me informacionin por se kuptoj pse. Nëse dëshmon për përfshirjen e një shefi të krimeve duhet të nxjerr dhe emrin ose mos e përfshi fare.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy