Rrëfehet Armand Duka, nga dënimi i Skëndërbeut, tek përplasja e Kaçes me De Biasin, dhe konfliktin me… Erjon Braçen

Rrëfehet Armand Duka, nga dënimi i Skëndërbeut, tek përplasja e Kaçes me De Biasin, dhe konfliktin me… Erjon Braçen

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbolli, Armand Duka, i ftuar në emision “Natë me Xhaxhiun” në “News 24”, është rrëfyer për gjithcka që i përket kombëtares shqiptare dhe futbollin tonë.

Gjithashtu, kreu i FSHF-së, ka folur dhe në lidhje me përplasjen mes Ergys Kaçes dhe trajnerit Gianni De Biasit.

Ka një gjë të vërtetë, nuk është çdo gjë e pavërtetë. Ndoshta dhe për faktin që ka pak aktivitete sportive në Shqipëri, mundohen që të nxjerrin lajmin nëpërmjet ekipit kombëtar. Por, kur duan të prodhojnë lajmin, dëmtojnë çështjen. Nuk është e vërtetë që ka vendim që një trajner ta nxjerrë jashtë dhe ai ta përqafojë trajnerin. Ergysi është talent i madh, por trajnerë të ndryshëm preferojnë lojtarë të ndryshëm. Ai nuk e preferon. Nëse do të isha unë trajner, do e kisha preferuar, por nuk ka pasur konflikt me trajnerin. E ka thirrur Kaçen dhe e ka sqaruar sipas mënyrës së tij pse duhet të ishte në tribunë. Nuk them se Kaçe është i kënaqur për këtë, por ai duhet të presë momentin për të bërë atë që di të bëjë. Jam i bindur se do të ndihmojë shumë ekipin kombëtar. Kualitet i mirë dhe djal i mirë. Por, ka raste kur dëshira e lojtarit është aq e madhe, saqë tejkalon…” tha Duka.

Më tej Duka foli edhe për çcështjen e dënimit të Skënderbeut për trukime nga ana e UEFA-s. Ai tha se ata që duan dënimin e korçarëve janë dështakët që i verbon suksesi i këtij ekipi.

Bëhet fjalë për shumë ndeshje. Por, për 90% të atyre ndeshjeve që bëhet fjalë në kampionatin shqiptar, nuk ka trukim. Nuk janë të vërteta. Marr përsipër të them që ndeshjet e kampionatit, të cilat janë shkruar në raport, nuk thuhet që: Është ndeshje e fiksuar. Thotë që është ndeshje maksimalisht e mundshme për t’u fiksuar. Sepse niset nga koeficientet në baste. Raportet prodhohen automatikisht, në lidhje me faktin se sa baste janë të suksesshme” tha Duka

Gjithashtu, ai sqaroi dhe konfliktin që pati me deputetin e PS-së Erjon Brace ku u shkëmbyen akuza ndaj njëri-tjetrit.

“Nuk kam përmendur emra. Kush e mendon që është kloun, e di vetë dhe nuk ka nevojë që t’ia them unë” përfundoi Duka

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy