
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pezulluar nga detyra dy prokurorët Edmond Karriqi dhe Maksim Sota.
Vendimi vjen për shkak të masës së sigurisë personale “arrest në shtëpi”, vendosur nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Karriqi ndodhet në masën “arrest me burg”, pasi u arrestua me urdhër të SPAK për korrupsion. Ndërsa Sota është në masën “arrest në shtëpi”, në kuadër të operacionit “Shporti” në bashkëpunim me autoritete italiane.
“Me 10 vota pro (në mungesë të anëtares Esmeralda Keshi), KLP pezullon nga detyra prokurorët Edmond Karriqi dhe Maksim Sota për shkak të masës së sigurisë personale "arrest me burg", respektivisht "arrest në shtëpi", vendosur nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Pezullimi zgjat deri në rënien e shkakut për të cilin është vendosur, sikundër kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative të Apelit”, thuhet në njoftimin e KPL-së.
Prokurori Sota, i cili ndodhet në masën “arrest shtëpie”, u arrestua pas operacionit ndërkombtar “Shpirti”, që u shtri në disa shtete, ndërkohë që ai akuzohet për veprën penale ‘shpërdorim detyre’.



