
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV komentoi mbi Autoritetin e Dosjeve konkretisht për figurën e politikanit I.M., për të cilin tha se nuk është Ilir Meta.
Ajo u shpreh se kjo çështje mund të konsiderohet e ezauruar tashmë dhe se ajo me të cilën duhet të merremi është mungesa e papërgjegjshmërisë, ndërsa të gjitha indekset flasin për një rënie të Shqipërisë në të gjitha fushat.
Sipas saj Ilir Meta nuk është hera e parë që sulmohet, veçanërisht kur ai fuqizohet politikisht, vijnë të tilla sulme të ulëta.
Mendoj se kjo çështje mund të konsiderohet edhe e ezauruar sepse dhe faktet që dolën dhe hulumtimet që janë bërë nga media janë ezauruar dhe nuk bën sens dhe është e tepërt të merremi se si qëndron e vërteta. Vlen për tu përmendur dhe duhet të merremi me mungesën e papërgjegjshmërisë, për krijimin e një kaosi që mbizotërohet nga një korrupsion dhe kërkesa për shfokusim nga çështja e inceneratorëve. Të gjitha indekset flasin për një rënie të Shqipërisë në të gjitha fushat. Të gjitha të vërteta do të dalin në vijim dhe të gjitha çështjet që kanë shqetësuar dhe kuvendin edhe pse është e habitshme që ka një letër të dërguar nga Ilir Meta kur ishte president për çështjen e detit dhe nuk mblidhet, por organizohet jashtë radhe për një lojë mediatike që zhvillon Rama me kopacët e tij i cili është i fabrikuar nga vetë kuvendi, bashkia, qeverisja. Meta nuk është hera e parë që bëhet objektiv i këtyre sulmeve të ulëta të cilat ndodhin sa herë që ai forcohet politikisht dhe atëherë nxirret ndonjë ngjarje e habitshme. Kësaj here ishte e qartë jo vetëm rikthimi i Metës, por të bëhet minimizimi i të gjithë fuqisë që ka marrë tashmë partia e lirisë por dhe shfokusimi i çështjes së inceneratorëve por ne do të merremi me të dhe çdo ditë të kemi fakte të reja për vjedhjen e parave të shqiptarëve.
Ndërsa e pyetur pse erdhi një vendim për ndryshimin e emrin të partisë nga LSI në partia e lirisë kur vazhdojnë të jenë të njëjtët njerëz, Caka tha se Lëvizja Socialiste për Integrim e ka kryer funksionin e saj, ndërsa tani lufta e tyre është drejt hapjes së partisë.
Ne duhet të kemi të qartë se LSI kishte një mision për të kryer dhe deri diku e ka kryer me të mirat dhe këqijat e veta. Ne menduam që partia e lirisë apo rimodelim i emrit dhe qasjeve, do të nisë nga ata që nuk kanë frikë të përballen me qeverisjen, por s’do të ngelet me kaq, lufta jonë do vijojë me hapjen e partisë për njerëz të rinj që do sjellin qasje të re që tenton drejt demokracisë reale. Në mbledhjen e parë të partisë së lirisë kemi pasur një komunikim që shpërfaqi metodikën se si do të vijojë deri në konventën e ardhshme që është hapja e partisë dhe luftën në frontin e korrupsion në çdo institucion apo ministri, s’do mbetet asnjë taksë e qytetarëve shqiptarë pa u deklaruar. Do bëjmë transparente çdo lëvizje të qeverisë që tenton të fusë duart në xhepat e qytetarëve.



