Ndonëse kanë kaluar 12 vite nga protesta e 21 janarit ku mbeti i vrarë protestuesi Ziver Veizi, familjarët e tij ende kërkojnë drejtësi.
Nga varrezat e fshatit Zenelaj mbesa e tij Zamira Veizi ka thënë se ende shpresojnë për drejtësinë e munguar dhe do t’i drejtohen organit më të ri të drejtësisë.
Veç familjarëve në varreza kanë qenë të pranishëm edhe kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi dhe kryetarja e qarkut Lindita Rova.



