Dokumentari do nxjerrë pamje të rralla të Michael Schumacher të plagosur dhe kurimin që vijon nga 2013-ta

Dokumentari do nxjerrë pamje të rralla të Michael Schumacher të plagosur dhe kurimin që vijon nga 2013-ta

Një dokumentar për karrierën dhe jetën e Michael Schumacher ka përfunduar dhe pritet të transmetohet këtë vit. Ai do të ofrojë pamje të rralla të jetës së legjendës së Ferrari-t, që pasi pësoi dëmtimin e rëndë në tru në një aksident me ski, 8 vite më parë.

52-vjeçari nuk është parë publikisht që nga aksidenti i vitit 2013 dhe kështu filmi i ri i titulluar “Schumacher”, do të paraqesë një pasqyrë të rrallë për fansat e Formula 1 lidhur me betejën e tij shëndetësore.

Filmi do të transmetohej në dhjetor të vitit të kaluar, për u shty për shkak të pandemisë, ndërsa ‘Express’ në Gjermani raporton se tani është "gati" për t’u publikuar.

Familja e Schumacher e ka mbështetur filmin dhe raportohet të ketë siguruar regjistrime private për kineastët.

Bashkëshortja e tij Corinna, e cila ka folur rrallë në publik dhe ka ruajtur sekretin për gjendjen e tij shëndetësore, do të jetë në mesin e të intervistuarve në film.

Babai i tij Rolf, 74 vjeç, dhe djali i tij Mick janë gjithashtu pjesë e tij. 'Schumacher' është vepër e kineastëve gjermanë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy