Ruçi: 74 mandate, përgjegjësi e madhe. Nuk ka koalicion me LSI-në

Ruçi: 74 mandate, përgjegjësi e madhe. Nuk ka koalicion me LSI-në

Gramoz Ruçi e cilësoi dje “një përgjegjësi të madhe”, fitoren e 74 mandateve, ndërsa e përjashton tërësisht koalicionin me LSI-në. Në një intervistë për Gazeta Shqiptare”, Ruçi shprehet se Partia Socialiste e sheh me fitoren me realizëm për të përmbushur pritshmëritë e larta të shqiptarëve, socialistë e demokratë.

Zoti Ruçi, a e prisnit të merrnit 74 mandate në këto zgjedhje?

Po, sigurisht që ne e prisnim, pasi për këtë kemi zhvilluar fushatë. Ndaj, ky rezultat ishte një përgjigje që ne morëm nga votuesit shqiptarë. U realizua pikërisht ajo që ne kërkonim dhe vlerësoj mbështetjen që na u dha. Sigurisht kjo është një përgjegjësi e madhe, ndaj ne nuk e shohim as me eufori, por e shohim me realizëm, duke menduar që përgjegjësia është shumë e madhe dhe duhet ta justifikojmë këtë mandat që na u dha nga mijëra shqiptarë.

Emri juaj po përflitet sot si pretendent për postin e kryetarit të Kuvendit. Do ta pranonit një funksion të tillë?

Nuk merrem me komentet e medias. Në momentin e duhur, ka kohë edhe dy muaj që maxhoranca të shpalosë të drejtën e saj për të gjitha institucionet legjislative apo ekzekutive. Kështu që deri atëherë po ia lë në dorë medias të merret.

Përfundimisht, zoti Ruçi e keni përjashtuar një koalicion me LSI-në?

S’ka koalicion me LSI-në. Kemi zhvilluar një fushatë për të vetëqeverisur Shqipërinë dhe nuk kemi pse ta diskutojmë këtë. Diskutimet do të bëhen në kohën e duhur.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy